E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshjet, 35 të plagosur në Egjipt

Njëmbëdhjetë agjentë policie dhe 24 persona civilë të plagosur, 15 automjete të shkatërruara dhe vitrinat e katër dyqaneve të shkatërruara. Ky është bilanci fillestar i përleshjeve të mbrëmjes në Kajro, ndërmjet manifestuesve dhe forcave të rendit në zonën ku ndodhet ambasada algjeriane. Mes strukturave të dëmtuara ka qenë edhe një pikë karburanti. Mijëra tifozë ishin grumbulluar nëpër rrugë dhe kërkuan të shkonin në ambasadën e Algjerit, për të protestuar kundër qeverisë së këtij vendi për tifozët egjiptianë të plagosur pas ndeshjes në Sudan, ku Algjeria siguroi një vend në Botërorin 2010. Nuk mungoi hedhja e gurëve dhe e bombave molotov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›