Gripi i derrit prek Barcelonën!
Atletik Bilbao-Barcelona, Barcelona-Inter, Barcelona-Real Madrid. Ndeshjet e fundit të nëntorit për kampionët e Europës prezantojnë një pengesë të rëndësishme në nivelin e futbollit spanjoll dhe atë europian. Klubi blaugran nuk mund t‘i lejojë vetes hapa të gabuar, mbi të gjitha në Champions League, ku do të rrezikonte kualifikimin pas humbjes misterioze ndaj Rubin Kazan në shtëpi. Ja se përse lajmi i epidemisë së gripit të derrit, AH1N1 në dhomat e zhveshjes së Barcelonës është parë si një rrufe në qiell të hapur. Një lajm që minon përfundimisht soliditetin e një skuadre, me një pankinë jo të madhe. I prekuri i parë ka qenë Erik Abidal, i ndjekur menjëherë më pas nga Jaja Ture, edhe për këtë të fundit nuk është konfirmuar ende. Mungesa e Abidal për ndeshjet e fundit të muajit ishte e parashikuar, ndërsa ajo e Turesë prezanton një goditje përfundimtare për skuadrën e Guardiolës, që tashmë rrezikon edhe Ibrahimoviçin.