E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, tre italiane për Drenthe

Prioriteti i Juventusit për merkaton e ardhshme është përforcimi i krahut të djathtë, por edhe të majtë, mbi të gjitha në rastin e largimit të Molinaros, një blerje e re nuk do të ishte e pamundur. Nëse do të duhej të merrnim parasysh një mundësi të madhe, siç mund të jetë ajo e blerjes së Royston Drenthe (22 vjeç); i ndjekur që në verë nga Fiorentina, e cila e donte në formë huazimi. Holandezi në fund qëndroi te Reali i Madridit, që kërkonte 9 milionë për kartonin e plotë të tij. Por, tashmë, vlera e tij është ulur gati në 3 milionë dhe, përveç një rikthimi të violëve, është regjistruar interesi i Juventusit, por edhe i Milanit dhe Çelsit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›