E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshjet ne Mitrovice Policia vijon hetimet


Policia e Kosovës po heton për incidentin e rëndë të regjistruar një natë më parë mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, me pasojë vdekjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Raportohet se gjendja e dy të plagosurve është serioze. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se personi Sava Mojsic, vdiq nga plagët sot herët në mëngjes, në spital, pas operacionit, i cili zgjati disa orë.Mjekët thanë se Mojsic ishte plagosur nga shpërthimi i të shtënave me armë zjarri.

Polica tha se po i heton detajet se përse ndodhi kjo përleshje dhe se kush kishte shtënë me armë zjarri.

Pas kësaj ngjarjeje kanë Veriu i KosovësMitrovicë, vdes banori serb Kuci: Jo “Ahtisari Plus” për veriun Ivanovic: Aksioni i KFOR-it, i gabuar reaguar institucionet e Kosovës, si Presidenca dhe qeveria, që e kanë dënuar ashpër incidentin e së mërkurës mbrëma.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme, që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe qetësi.

Qeveria e Kosovës ka ftuar “organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryerësit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Po ashtu, Qeveria fton qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunës, sepse kjo është e papranueshme.

Ngjarja ndodhi pasi mëngjesin e së mërkurës, trupat e KFOR-it ndërhynë duke marrë nën kontroll një barrikadë dhe duke kaluar për në pikën kufitare të Jarinjës.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosova, reciprocitet ndaj Maqedonisë?
Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë më perime apo prodhime bulmetore nga Maqedonia. BE-Serbi, Tahiri: Jo bisedime për veriun
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka mohuar zërat se BE po zhvillon bisedime me Serbinë lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak. Autostrada në Kosovë, të shtunën përurimi
Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë.

Lajmet kryesore

Greqi, të premten betimi i qeverisë "Papadhimos"
Presidenca: Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00
Mitrovicë, vdes banori serb
Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes
Regjistrimi, Gjirokastër, procesi eci normalisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›