Përleshjet në Turqi, në ditën e 6-të. Nobelisti Orhan Pamuk pro tyre
ANKARA - Nobelisti i mirënjohur turk në Letërsi, Orhan Pamuk, po ashtu si shumë intelektualë dhe artistë turq, u shpreh sot në mbështetje të manifestuesve në sheshin ''Taksim'', ''duke dënuar qasjen shtypëse dhe autoritare'' të qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, njoftonte ''Hurriyet'' në faqen e saj të internetit.
''Këtë vit qeveria fillimisht ndaloi festimet e 1 majit në sheshin ''Taksim'', vendi simbol i së majtës turke. Më pas vendosi që e vetmja hapësirë e gjelbër e qendrës së qytetit do të shndërrohej në një qendër tregtare, pa u marrë më parë miratimi i qytetarëve të Stambollit'', shkruante Pamuk.
''Ky ishte një gabim i rëndë'', shruante Pamuk.
Në thelbin e kësaj ''politike të papërgjegjshme është qasja shtypëse dhe autoritare e qeverisë'', shtonte ai.
''Më jep besim dhe shpresë tek e ardhmja tek shoh se qytetarët e Stambollit nuk heqin dorë lehtësisht nga e drejta e tyre për të manifestuar në Taksim dhe nga kujtimet e tyre'', shkruante laureati i çmimit Nobel në Letërsi.
Përleshjet në ditën e 6-të
Përleshjet mes policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë në Turqi kanë hyrë në ditën e tyre të gjashtë. Policia është raportuar se ka përdorur ujë me presion dhe bomba tymosëse, në orët e para të së mërkurës për të shpërndarë demonstruesit në Stamboll dhe Ankara. Protestuesit raportohet se janë përpjekur të marshojnë në zyrat e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan në të dy qytetet.
Protestat kanë vazhduar, pavarësisht thirrjeve të reja të qeverisë për t'i dhënë fund trazirave. Zëvendëskryeministri Bulent Arinc të martën kërkoi falje për atë që ai e quajti dhunë e tepruar nga policia, nga e cila qindra demonstrues janë plagosur. SHBA, aleate e Turqisë në NATO, e ka mirëpritur vendimin e qeverise turke per te kërkuar falje.
Demonstruesit akuzojnë Erdoganin se po bëhet gjithnjë e më autoritar. Protestat shënojnë sfidën më serioze të brendshme për kryeministrin, që kur erdhi në pushtet në vitin 2002.
(e.m/BalkanWeb)