Permbarimi bllokon financat e ministrive

Sikur të mos mjaftonte kriza në arkën e shtetit, reduktimi i buxhetit dhe mungesa e fondeve, tashmë institucionet e shtetit janë duke u përballuar me një tjetër fenomen: përmbarimin privat.
Deri dje, administrata publike i anashkalonte vendimet e gjykatave duke zvarritur ekzekutimin, pasi përballë tyre qëndronte përmbarimi shtetëror.
Por me ndryshimin e ligjit dhe liberalizimin e këtij shërbimi, tashmë shumë shoqëri private e ofrojnë funksionin e përmbaruesit, të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në këto kushte, kur kanë kaluar plot një vit nga zbatimi i rregullave të reja, shumë ministri janë vendosur në situatë të vështirë financiare, pasi përmbarimi privat nuk toleron mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor.
Gazeta “Shqip” mëson përmes Ministrisë së Financave se disa dikastere kanë probleme me arkën, pasi përmbarimi ka bllokuar zërin “shpenzime korente”, aty ku kalojnë kostot për udhëtime, dietat, materialet e punës së përditshme etj.
Ligji përcakton qartë të drejtën dhe funksionin e një shoqërie private përmbaruese, e cila ka dorë të lirë të ndërhyjë në financat e çdo institucioni shtetëror.
Situata problematike lidhet me gjyqet e humbura nga ana e shtetit, si për largimet nga puna, mosmarrëveshjet me biznesin, etj., të cilët e çojnë çështjen në gjykatë për të fituar të drejtën.
Mësohen se janë me qindra milionë lekë të bllokuara dhe se ministritë nuk janë në gjendje të zhbllokojnë buxhetin, për shkak të së drejtës që ligji i jep përmbarimit.
Në këto kushte të vështira, Kryeministri Berisha, në bashkëpunim me ministrin e Financave hartuan një udhëzim të posaçëm, ku dëmin për humbjen e gjyqit institucionet do ta paguajnë me këste, duke shmangur në një farë mënyrë ngërçin financiar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Pronat e mafies, qeveria në vështirësi
Në kushtet e vështirësisë për të sekuestruar pronën si e drejtë që rrjedh nga vendimi gjyqësor apo ato administrative, qeveria kërkon ndihmën e shoqërive private përmbarimore. Ambasada britanike, broshurë për bizneset
Ambasada britanike prezantoi dje një broshurë me informacion për Mundësitë për biznes, tregti dhe eksport në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ekonomia, Romney sfidon Obama-n
Shkurtime madhore të shpenzimeve publike, reduktim i ndjeshëm i taksave dhe shfuqizim të normave që pengojnë rritjen ekonomike dhe punësimin. Gjermani, gjykata: Po ndihmave për eurozonën
Instanca më e lartë gjyqësore në Gjermani ka hedhur poshtë një sfidë që i është paraqitur vendit kundër ndihmave për vendet e tjera të eurozonës. Berisha: Lehtësi për biznesin
Suksesi i modelit ekonomik shqiptar përballë krizës globale që ka përfshirë shumë vende të zhvilluara ka qenë thelbi mbi të cilin kryeministri Sali Berisha ka vendosur mbledhjen e rradhës së qeverisë.
Lajmet kryesore
Pronat e mafies, qeveria në vështirësi
Kërkon ndihmën e përmbarimit
Gaddafi: Jam ende në Libi
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën