PS Urgjent Keshilli Bashkiak

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, me një axhendë prej 4 kërkesash, ku në fokus janë ato që socialistët i cilësojnë si fushatë spastrimesh të punonjësve të administratës së bashkisë dhe dhunimin nga ana e Drejtorit të Policisë Bashkiake të dy punonjësve të Zyrës së Taksave dhe Tatimeve.
Kërkesa për mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, e firmosur nga kryetari i grupit socialist, Aldrin Dalipi, përmban edhe pikën për largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake, të cilin socialistët e bëjnë përgjegjës për dhunën fizike dhe verbale gjatë incidentit me dy punonjëset.
Gjithashtu këshilltarët socialistë kërkojnë informacion të detajuar për numrin e saktë të personave të larguar nga puna gjatë dy muajve të fundit dhe motivet për secilin.
Por socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk janë mjaftuar vetëm me thirrjen jashtë radhe të parlamentit lokal. Nëpërmjet një letre të dytë, Aldrin Dalipi u drejtohet deputetëve socialistë për ta ngritur cështjen në nivel kombëtar, në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkojnë ta bëjnë këtë duke u sugjeruar atyre të thërrasin në interpelancë urgjente kryeministrin Sali Berisha.
Sipas këshilltarëve bashkiakë të opozitës, deputetët socialistë duhet t’i kërkojnë kryeministrit të përgjigjet për atë që e cilësojnë si degjenerim të Policisë së Shtetit deri në pikën e dhunimit të grave të pafajshme.
Për këshilltarët socialistë thirrja e kryeministrit në interpelancë për këtë cështje është më e pakta për t’u dhënë zë qytetarëve të Tiranës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Bregu: 12 prioritetet, test për politikën
Minisrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka komentuar pozitivisht rikthimin e opozitës në Parlament, duke e vlerësuar si një pjesë të domosdoshme në proceset integruese e vecanërisht në plotësimin e 12 rekomandimeve. Olldashi: Akuzat, shpifje ndaj meje
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka hedhur poshtë duke i cilësuar si të pavërteta akuzat se ka krijuar monopol me linjat ndërkombëtare të internetit. Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në Tiranë shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, në një mision të përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. "Gërdeci", shtyhet sërish seanca
Seanca e radhës ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit u shty per shkak të mungeses se avokatëve, një ndër arsyet më të zakonshme të zvarritjes së këtij procesi. Reforma administrative territoriale, sa më shpejt, aq më mirë
Kujtim Morina - Nevoja e bërjes sa më shpejt e reformës të rindarjes administrative territoriale po diskutohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit dhe shumë përfaqësues të partive politike dhe deputetë janë shprehur në mbështetje të kësaj reforme
Lajmet kryesore
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme vijnë Frattini dhe Lambrinidis
Wikileaks: Tadic-Thaci, takime sekrete
Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën