E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE përmbyll kampin rinor arkeologjik

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 14:14

Kampi rinor ndëretnik arkeologjik në Ulpianë që zgjati dy javë, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, do të përfundojë sot (e mërkurë) me një ceremoni përmbyllëse.

Qëllimi i kampit, me 20 të rinj pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar, serb, rom dhe turk ishte që të ndihmohet vetëdijesimi lidhur me ekzistencën, shumëllojshmërinë dhe vlerën e vendeve me trashëgimi kulturore dhe religjioze në Kosovë. Përveç gërmimeve në Ulpianë, kampingu përfshiu edhe vizitat në qendrën historike të Prizrenit, Manastir të Deçanit dhe kështjellën mesjetare të Novobërdës.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ministri në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi dhe drejtori i Institutit Arkeologjik Enver Rexha do të vizitojnë Ulpianën dhe do të marrin pjesë në ceremoninë përmbyllëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›