E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkololli drejtor i Galerisë, Jashari i Filarmonisë

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 14:15

Artisti Erzen Shkololli do ta drejtojë Galerinë e Arteve të Kosovës (GAK) gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Vendimin për zgjedhjen e Shkolollit drejtor të Galerisë e ka marrë, të martën, Këshilli Drejtues i Galerisë, i udhëhequr nga Eliza Hoxha. Gjatë intervistimit të kandidatëve, Shkololli ishte renditur i pari, i pasuar nga historiani i artit Hivzi Muharremi.

Ndërkohë, të martën është bërë me drejtor të ri edhe Filarmonia e Kosovës. Baki Jashari është rizgjedhur në krye të këtij institucioni, me mandat në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Vendimi për rizgjedhjen e Jasharit drejtor është marrë nga Këshilli Drejtues i Filarmonisë, në krye me Merita Junikun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›