Tirane vrite me arme nje person

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur në mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. (UPDATE)
Ngjarja sipas policise ka ndodhur pas një sherri banal në lagjen rome pranë rrugës “Irfan Tomnini”.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se viktima e identifikuar është 25-vjeçari Arjan Mejdani, ndërsa te plagosurit Arben Muharremi, 36-vjeç dhe Sajmir Mejdani, 40-vjeç.
Ekspertët e policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Mësohet se viktima dhe dhe dy të plagosurit ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Po ashtu gjatë mbrëmjes, në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë një 30 vjecar është hedhur nga kati i katërt i një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Sipas policise, viktima është Taip Çiço dhe prej kohësh vuante nga depresioni.
Vrasje
Peshkopi, burg pa afat vrasësit të bashkëshortes
Itali, tragjedi në familjen shqiptare
Bulqizë, krim i rëndë në familje
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tufa drejt pafajësisë
I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor. Ekstradimi i Almir Rapos
Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal. Prokuroria verifikon Wikileaks
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar përmes një deklarate, duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media te shkruara, se nga ana e saj nuk është ngritur grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media. Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv
Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy vitesh. Sulmi në Koplik, vdes 45-vjecari
Humb jetën në spital 45-vjeçari Xhevdet Metaj, i cili u plagos mbrëmë në Koplik. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit 45-vjecarin Rasim Haxhiaj, i cili ka qëlluar për motive hakmarrjeje.
Lajmet kryesore
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme vijnë Frattini dhe Lambrinidis
Wikileaks: Tadic-Thaci, takime sekrete
Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën