E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbaruesit privatë: Forcat politik të mos ndërhyjnë në vendimet e gjyqësorit

Gazeta Shqip

perleshja-me-policineDhoma Kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë privatë ka reaguar pas përplasjes me banorët e godinës që ndodhet pranë shkollës Petro Nini Luarasi, në rrugën Margarita Tutulani. Përmbaruesit u kanë bërë thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Dy ditë më parë u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje, ku banorët shkuan deri në konfrontim fizik me përmbaruesit gjyqësorë, të cilët kanë detyrën e shenjtë të zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe zbatimin e shtetit të së drejtës. Gjatë zbatimit të vendimit u pa një presion i jashtëzakonshëm, si ndaj përfaqësuesve të përmbarimit, ashtu edhe ndaj përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, detyra e të cilëve është të sigurojnë rendin e qetësinë gjatë kryerjes së procedurave përmbarimore.- thuhet në deklaratën për mediat.

Dhoma Kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë privat u kërkon forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale. Ky pushtet delegohet nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila e ngarkon përmbaruesin gjyqësor për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Në situata të tilla, përfshirja e forcave politike të çfarëdo kahu do të çonte në pengimin e dhënies së drejtësisë dhe krijohen tensione që çojnë më pas në përplasje dhe situata tej normales, në një kohë që lufta e vërtetë është bërë më parë në Gjykate dhe ajo ka dhënë një vendim, që më pas duhet të zbatohet- thuhet në deklaratë.

25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Përmbaruesit privatë: Forcat politik të mos ndërhyjnë në vendimet e gjyqësorit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›