Permbledhje e legjislacionit per femijet

Pa akses në legjislacion, nuk mund të ketë akses në drejtësi, pa akses në drejtësi nuk mund të pretendohet se mund të mbrohen dhe garantohen të drejtat e fëmijëve.
Bazuar nën këtë parim Qendra për Çështje të Informimit Publik ka publikuar përmbledhjen e plotë të bazës ligjore për të drejtat e fëmijëve i adoptuar e prodhuar 20 vitet e fundit.
Sipas Qendrës për Çështje të Informimit Publik, që nga 1992 e deri më sot Shqipëria ka ratifikuar 14 konventa ndërkombëtare ekskluzivisht për fëmijët, ndërkohë që 53 të tjera, edhe pse nuk janë për fëmijët, kanë dispozita të rëndësihme për ta. Po ashtu, gjatë këtyre 20 viteve, Parlamenti ka nxjerrë 7 ligje me objekt direct fëmijët dhe të drejtat e tyre, ndërkohë, që janë plot 60 kode dhe ligje të identikuara të cilat kanë nene shumë të rëndësishme për fëmijët. Ky botim voluminoz tashmë gjendet edhe në format elektronik.
Legjislacion primar (akte ndërkombëtare dhe ligje) në Republikën e Shqipërisë, i adoptuar/prodhuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit, ofron sot garanci të mjaftueshme për mbrotjen dhe/apo promovimin e të drejtave të fëmijëve.