E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti rus Putin viziton Kinën

Vladimir Putin ka mbërritur në Pekin në udhëtimin e tij të parë në Azi, që nga marrja e detyrës së presidentit për herë të tretë.

Trazirat e vazhdueshme në Siri dhe programi kundërthënës bërthamor iranian pritet të diskutohen gjatë vizitës tre-ditore.

Çështjet ekonomike po ashtu pritet të dominojnë vizitën, në veçanti energjia.

Putin do të mbajë bisedime me homologun e tij kinez, Hu Xhintao.

Ai gjithashtu merr pjesë në një samit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që mbahet të mërkurën në Pekin.

Putin, i cili arriti në Kinë nga Uzbekistani, pritet ta vizitojë Kazakistanin më 7 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›