E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme në Damask, 5 të vdekur nga shpërthimi pranë xhamisë

Pesë pjesëtarë të sigurisë kane gjetur vdekur, ndersa disa te tjere jane plagosur gjate nje shperthimi bombe ne Damask. Sipas raportimit te televizionit shteteror ne Siri, shpërthimi ka ndodhur pranë një xhamie. Po sipas televizionit sirian incidenti është shkaktuar nga një motoçikletë gjate kohes kur besimtarët dilnin nga xhamia, pas lutjeve të së premtes.

Nderkaq, aktivistët e opozitës kanë thënë se banorët lokalë kanë gjetur trupat e pajetë të 45 personave të paidentifikuar, në dy qytete pranë Damaskut.Sipas tyre, 23 trupa, përfshirë gra dhe fëmijë, janë gjetur në Zamalka, ndërsa 22 të tjerë në Katana.

Lidhur me kete ngjarje aktivistët kanë fajësuar forcat qeveritare, duke akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad për nje “masakër të re”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›