E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeti terrorist Hakani, në listën e zezë të SHBA-së

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka vendosur të vendosë në listën e zezë rrjetin militant të Pakistanit, Hakani.
 

Në një artikull të saj gazeta “New York Times” theskon se Uashingtoni do ta bëjë publik sot njoftimin e ri. Ky rrjet terrorist akuzohet për sulme ndërkufitare kundër trupave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
 

SHBA ka fajësuar Hakanin për disa sulme mizore, përfshirë atë të qershorit në një hotel pranë Kabulit, ku kanë humbur jetën 18 persona, si dhe rrethimin e vitit të kaluar të Ambasadës Amerikane.
 

Deri më tani, Departamenti amerikan i Shtetit ka cilësuar disa pjesëtarë të Hakanit si terroristë, por ka rezistuar të fusë grupin në listën e zezë, nga frika se mund të dëmtojë përpjekjet për bisedime paqësore me militantët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›