Përmbyset autobusi, 24 turistë të vdekur në Izrael
Së paku 24 turistë rus kanë vdekur në Izrael pasi një autobus u rrëzua afër vendit turistik në Detin e Kuq, Eilat. Dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Një zyrtar izraelit tha se autobusi ishte duke i çuar turistët nga aeroporti për në Detin e Kuq dhe ishte rrotulluar duke rënë në një humnerë afër rrugës.
Grupi me turistë rus kishte ardhur nga qyteti rus i Shën Peterburgut. Media lokale thotë se ata ishin punonjës të agjensive të turizmit që kishin shkuar atje për të vëzhguar këtë vend turistik në Detin e Kuq.
Dhjetëra punëtorë të shpëtimit, ambulanca dhe disa helikopterë të forcave ushtarake kishin nxituar menjëherë në vendin e ngjarjes për të evakuar të lënduarit. (bbc)