E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina dhe Shkupi ende pa marrëdhënie diplomatike

Qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka caktuar një datë se kur do të vendosen marrëdhëniet diplomatike Prishtinë-Shkup.

Tani më kanë kaluar disa muaj nga akti i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, mirëpo vendosja e marrdhënieve diplomatike në nivel ambasadash është duke ngecur.

Zëvendësminstri i Punëve të Jashtme, Zoran Petrov deklaroi sot se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të ndodhë atëherë kur të dy palët do ta vlerësojnë se është momenti i përshtatshëm.

Lidhur me kufirin me Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme theksoi se mbetet të shënohet edhe më pak se një kilometër në zonën rreth Debëlldesë, ku duhet të vendosen gurët kufitarë, pas të cilës ky proces do të rrumbullaksohet konform paralajmërimeve. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›