E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remzi Hoxha, shoqërim me forcë Avni Shehut

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar që policia të sjellë me forcë në sallën e gjyqit Agim Shehun, ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të dëshmuar lidhur me procesin “Remzi Hoxha”. Kërkesa është deklaruar sot në seancën e radhës, kur pritej edhe dëshmia e tij, por që nuk është paraqitur në sallë.

Prokurori i çështjes ka reaguar pas mbrojtjes së avokatëve të të pandehurve sipas të cilëve Shehu nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka kërkuar shoqërimin me forcë të Shehut në sallën e gjyqit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, në vitin 1995.

Ndërkohë në seancën e sotme, ish-nëndrejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror,(SHISH) Islam Xhinari deklaroi se, nuk mbante mend asgjë nga ngjarja e ndodhur para 13 vjetësh.

Një nga dy dëshmitarët e tjerë, ish -punonjësi i policisë së Sarandës, Ardian Muho tregoi para Gjykatës për mënyrën sesi ishte njohur me shtetasit Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, të cilët pretendohet se janë mbajtur atë kohë në një godinë të SHIK-utnë Lezhë së bashku me Remzi Hoxhën.

Procesi pritet të vijojë ditët e ardhëshme me dëshmitë e të tjerë personave, ndër to ish-drejtues të SHIK dhe organeve të rendit të asaj kohe.

Për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon katër ish-punonjës të SHIK-ut,konkretisht Arben Sefgjini,Ilir Kumbaro, Budjon Mece dhe Avni Koldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›