E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbyset raporti, me shume jetojne ne qytet Luljeta Ndoka

Ne Shqiperi jetojne vetem 2,82 milione banore, nga mbi 3 milione, qe jane regjistruar ne censusin e fundit, te kryer ne vitin 2001. Nderkohe, per here te pare ne historine e censuseve te kryera ne Shqiperi, popullsia, e cila jeton ne zonat urbane, eshte me e madhe se ajo ne zonat rurale. Keshtu, nga te dhenat e censusit 2011, ka dale se plot 53.5 per qind e popullsise, jeton ne zonat urbane dhe 46.5 per qind e saj, ne zonat rurale. Per te pare se sa eshte permbysur ky raport, do te marrin ne shqyrtim 4 censuset e fundit, ate te vitit 1979, 1989, 2001 dhe 2011. Keshtu, ne censusin e kryer ne vitin 1979, ka rezultuar se 900 mije banore, jetonin ne zonat urbane dhe 1,7 milione banore ne zonat rurale. Me rritjen e popullsise, ne vitin 1989, nuk eshte se ndryshoi ky raport. Keshtu, nga grafiket e publikuar nga Instituti i Statistikave, verehet se rreth 1,15 milione banore jetonin ne zonat urbane dhe pjesa tjeter, rreth 2 milione banore jetonin ne zonat rurale. Ne censusin 2001, rreth 1,4 milione banore jetonin ne zonat urbane, kurse serish triumfon numri i popullsise ne zonat rurale, ne kete rast me 1,7 milione banore. Kurse ne Censusin e ketij viti, ka dale se 1,5 milione banore, jetojne ne zonat urbane dhe rreth 1,4 milione banore te tjere, jetojne ne zonat rurale, duke permbysur, per here te pare raportin. Sipas te dhenave te publikuara dje nga Instituti i Statistikave, vihet re se numri i popullsise ne vitin 2011 eshte zvogeluar me 7.7 per qind gjate ketyre dhjete vjeteve. Supozohet, qe shkaqet kryesore te zvogelimit te popullsise, jane emigrimi ne shkalle te gjere dhe renia e lindshmerise. Nga ana tjeter, ka dale se numri gjithsej i banesave ne Shqiperi bazuar ne te dhenat paraprake te Censusit te vitit 2011 eshte 1 012 400. Ne censusin e meparshem te kryer ne vitin 2001, numri i banesave ishte 785,515. Perqindja e rritjes se numrit te banesave ne krahasim me vitin 2001 eshte 29.8 per qind. Nga te dhenat perfundimtare, rezulton se numri i ndertesave eshte 598 e 267. Ne vitin 2001 ky numer ishte 512,387, qe nenkupton nje rritje prej rreth 30 per qind. Censusi i Popullsise dhe Banesave, eshte numerimi i plote i te gjithe individeve, njesive ekonomike familjare dhe banesave ne territorin e nje vendi ne nje moment te caktuar (moment i censusit), i cili mbledh te dhena mbi disa karakteristika kryesore te tyre. Instituti i Statistikave, realizoi Censusin e Popullsise dhe Banesave ne Republiken e Shqiperise gjate muajit tetor 2011, duke patur si koncept baze, "momentin e censusit", qe perkon me mesnaten e dates 30 shtator dhe 1 tetor 2011. Censusi, zakonisht realizohet nje here ne dhjete vjet dhe ka si objektiv kryesor, njohjen e realitetit demografik dhe socialekonomik ne nivel kombetar, rajonal dhe lokal.

Statistika

INSTAT: Rreth 22 mije persona, refuzuan censusin

Sipas informacioneve zyrtare te Institutit te Statistikave, numri i personave, qe kane refuzuar ne kete census, eshte 21 839 persona. Llogaritja e kesaj perqindjeje, bazohet ne vleresimin paraprak te numrit te banesave, qe kane refuzuar te marrin pjese ne census dhe eshte e pershire ne numrin gjithsej te popullsise. Sipas ligjit, personat, qe kane refuzuar censusin, mund te gjobiten, ndersa ende nuk eshte folur per masa konkrete, per keta persona qe i afrohen shifres 22 mije.

Tendenca

Te dhenat, ulet numri i banoreve per familje

Sipas institutit te Statistikave, ne procesin e numerimit te popullsise dhe banesave, jane numeruar 740,256 njesi ekonomike familjare (Nj.E.F), nderkohe qe ne vitin 2001 kjo shifer ka qene 726,895. Sipas te dhenave te publikuara dje, numri mesatar i pjesetareve te nje njesie ekonomike familjare eshte 3.9. Ne censusin e vitit 2001 ky tregues ishte 4.2. Numri mesatar i pjesetareve per Nj.E.F ne zonat urbane eshte 3.6 nga 3.9 qe ishte ne vitin 2001. Nga ana tjeter, ne zonat rurale ky tregues eshte 4.1 nga 4.5, qe ishte ne vitin 2001. Kjo do te thote, se eshte ulur numri i lindjeve ne qytet dhe ne fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›