E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana vesh petkun e festave, ndizen dritat e pemes Luljeta Ndoka

Ka kaluar pak kohe, nga dekorimi madheshtor i Tiranes per festen e 100-vjetorit te pavaresise dhe Tirana serish ndrin. Kryetari i Bashkise se Tiranes, ka hapur dje pasdite, siparin e festave te fundvitit ne Tirane, me ndezjen e dritave te pemes 22 metra te larte. Basha, se bashku me bashkeshorten e tij, Aurela dhe vajzen Dafina, i jane bashkuar dhjetera femijeve te kryeqytetit, ne kete ceremoni, ku eshte perzgjedhur pikerisht ndezja e pemes, si shenje simbolike e nisjes se festimeve ne qytetin e Tiranes. Sipas kryetarit te Bashkise, ndezja e pemes se Vitit te Ri, sjell gezim ne cdo familje, ndaj ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise, bashkia vendosi t'i dhuroje Tiranes, pemen me te madhe, qe ajo ka pare ndonjehere, 22 metra te larte. "Ndezja e dritave te pemes, sjell gezim dhe po keshtu sjell shprese dhe besim ne te gjithe familjet, per nje vit te ri me te mire, se ky qe po leme pas", tha Basha. Ai vijoi, se pervec perpjekjeve te perditshme, per te permiresuar jeten e banoreve te Tiranes, Bashkia deshiron, qe t'u ofroje qytetareve te Tiranes, te vegjel, te medhenj apo te moshuar anembane qytetit, nje atmosfere sa me festive. Per kete arsye, ai shpjegoi, se dekorimet kete vit, jane te shperndara anembane qytetit. "Pervec bredhave te vendosur ne qender te Tiranes, kemi dhe 5 te tjere, qe vendosen ne pjese te ndryshme te qytetit. Pervec dekorit, qytetareve te te gjitha grup-moshave, e vecanerisht femijeve, do u ofrohen edhe shume e shume aktivitete", - u shpreh Kryebashkiaku Basha. Keshtu, pervec bulevardit "Deshmoret e Kombit" e sheshit "Skenderbej", dekori i festave te fundvitit, eshte shtrire edhe ne rrugen e "Durresit", rrugen e "Elbasanit", rrugen e "Kavajes", rrugen e "Dibres" dhe bulevardin "Zogu i Pare". Plot 1500 shtylla ne te gjithe qytetin, do te vishen me dekorin e dritave, ku pjesa me e madhe aktualisht kane perfunduar. Kryetari i Bashkise se Tiranes, ka shprehur bindjen, se gjate vitit 2013, shume projekte te rendesishme, qe do te permiresojne cilesine e jetes, do te nisin apo perfundojne ne qytet. "Po leme pas nje vit te rendesishem e me zhvillime te medha per qytetin tone dhe po i afrohemi vitit 2013, plot optimizem dhe besim per planin tone per te ardhmen e qytetit. Viti 2013 do te jete nje vit akoma me i rendesishem, ne realizimin e projektit tone, qe do te ndryshojne cilesine e jetes se qytetareve te Tiranes dhe per ta cuar qytetin nje hap me afer endrres sone, per nje Tirane moderne dhe evropiane",- u shpreh Kreu i Bashkise, Lulzim Basha.

Te dhenat per dekorin:

Pema e Krishtlindjeve, 22 metra e larte

1500 shtylla, do te vishen me dekorin e dritave

5 bredha, jane vendosur ne kryeqytet

Zonat e dekoruara:

Blv. "Deshmoret e Kombit"

Sheshi "Skenderbej"

Rruga e Durresit

Rruga e Elbasanit

Rruga e "Kavajes"

Rruga e "Dibres"

Bulevardi "Zogu i Pare

Dekori

Mesohet, se dekori teresisht i ri, do te aplikohet per te dytin vit radhazi, pasi mjetet e dekorit, qe perdoreshin deri dy vite me pare, ishin mjaft te amortizuar dhe me ndricim te dobet.

Pema

Pema e Krishtlindjeve ne sheshin "Skenderbej", eshte 22 metra e larte, ndersa vitin e kaluar 14 metra e larte. Pema e re, eshte vendosur si dhurate, per te gjithe qytetaret e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›