E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota e studenteve 150 mije te rinj ne shtepi per zgjedhje

Janë 150 mijë të  rinj, që pritet të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit. Studentët e rretheve të akomoduar në qendrat  studentore, do të votojnë në qytetet e tyre. Këshilli Kombëtar Studentor ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit, kjo nisur dhe nga një marrëveshje me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ata kanë filluar trajnimet pasi do të jenë të shpërndarë në të gjithë vendin në 8 maj, pranë qendrave të votimit, për të vëzhguar procesin e votimeve.

“Ne pothuajse do të jemi në çdo qendër votimi të Shqipërisë, me vëzhguesit tanë. Ndoshta mund  të ishte zgjidhje që studentët që jetojnë në qytetin Studenti të votonin në këtë lokalitet të tyre, por duke qenë se për administrimin e zgjedhjeve merren të gjitha masat që studentët të votojnë në shtëpitë e tyre, duke iu krijuar gjithë aksesi i mundshëm, mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë”- tha Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

Ndërkohë,  në ditët në vijim pritet të bëhet publik një sondazh rreth pikëpamjeve që kanë shfaqur të rinjtë për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›