E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohen prurjet në liqenin e Fierzës, normalizohet situata

Pas ditëve të tëra fryrje të lumenjve që derdhen në kaskadën e Drinit, dje është përmirësuar ndjeshëm situata, teksa në liqenin e Fierzës është arritur të ulet niveli i ujit me afro 2 cm në çdo orë. Me rënien e prurjeve në lumin Drin, ka një tendencë të qartë dhe të qëndrueshme për stabilizimin e plotë të situatës dhe kapërcimin e gjendjes së emergjencës. Strukturat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të cilat ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, komunikojnë zyrtarisht se në kaskadën mbi lumin Drin prurjet janë drejt rënies dhe situata po stabilizohet, pavarësisht reshjeve të shiut në zonat verilindore të vendit. Kësisoj, drejtori i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Ilir Ciko deklaroi se është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Sipas tij, pavarësisht uljes së prurjeve shkarkimet do të vazhdojë pa ndërprerje me të njëjtin intensitet. Gjithashtu ai shtoi se në Hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie.Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi.“Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla”, deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t’i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave.Stabilizimi i situatës në kaskadën e lumit Drin është pranuar edhe nga drejtuesit e KESH. Pas një inspektimi në terren të hidrocentraleve, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KESH, Pjetër Dema u shpreh se gjendja hidrike nuk është më kritike.“Në të tre hidrocentralet punohet me kapacitet të plotë dhe për punonjësit kjo është një situatë tashmë normale”, u shpreh Dema, duke theksuar se nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik, pasi është marrë çdo masë.Ai siguroi se shirat e rënë gjatë orëve të fundit nuk e kanë përkeqësuar situatën hidrike. Ndërkohë edhe Ministri i Financave Ridvan Bode, i cili ka qenë në zonat e përmbytura dje në Shkodër, bëri ët ditur se, forcat e ushtrisë dhe të policisë po japin ndihmesë si për njerëzit ashtu dhe për bagëtitë. Sipas tij, pasi të përmirësohet gjendja do të vlerësohet të gjithë dëmtimet. Më tej Ministri Bode tha se gjendja është në përmirësim, dhe ky përmirësim vjen dhe nga banorët e zonës të cilët me urtësinë dhe maturinë japin ndihmesën për përballimin e situatës dhe Të dhënaNiveli në Fierzë ulet 2 cm në orëKorporata Elektroenergjitike shqiptare njoftoi dje në orët vona të pasdites se niveli i Fierzës bie me 2 centimetra në çdo orë, ndërkohë që shkarkimet nga tre hidrocentralet vazhdojnë me interval konstant. Sipas njoftimeve të orëve të fundit nga Fierza shkarkohet 665 m3 në sekondë, nga Komani 1100 m3 në sekondë dhe nga Vau i Dejës 1400 m3 në sekondë.Nga ana tjetër, drejtuesit e KESH bëjnë me dije se prodhimi i përgjithshëm është 23.2 milionë kw/h energji, ndërsa konsumi është 20 mln kw/h....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›