“Edvin Rama jeton dhe e bazon karrierën e tij vetëm mbi morte”

Kryetarja e Kuvendit shigjeton nga Shkodra kryesocialistin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagoi ashpër dje ndaj deklarimeve dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të Edvin Ramës, përballë situatës emergjente të shkaktuara ditë e fundit nga përmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.Nga Shkodra, ku Topalli ndodhet prej disa ditësh, ajo deklaroi se kryesocialisti lutet për ditë e më tepër për morte, ashtu siç ka bërë në çdo fatkeqësi të vendit. Kryeparlamentarja u shpreh se qeveria, të gjithë ministrat e qeverisë “Berisha”, kryen me seriozitet dhe sens përgjegjësie si asnjëherë më parë situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Këto suksese tha Topalli, nuk mund t’i zbehë një person i vetëm që jeton me shresën e interesave të tij personale dhe që të shohë vetëm morte. “Ka njerëz në këtë vend që lindin me shpresën që të shohin vetëm morte dhe e bazojnë karrierën e tyre në to. Edhe pse erdhi në Shkodër pas 10 ditësh, ai nuk gjeti asnjërën nga këto. Ai erdhi këtu, kërcënoi dhe ka fyer banorët pse nuk ngrihen në revoltë kundër qeverisë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, duke dënuar këto interesa të ulëta politike të Edvin Ramës. Në vijim, kryetarja e Kuvendit foli për menaxhimin e përkryer të situatës, duke theksuar për këtë prezencën 24 orë në zonat e përmbytura të ministrave dhe funksionarëve të lartë shtetërorë. “Menaxhimi i situatës është bërë me sens të tillë përgjegjësie si asnjëherë më parë. Bashkëpunimi i banorëve për evakuimin mbetet kusht i domosdoshëm që asnjërit të mos i ndodhë asgjë. Niveli i liqenit është rritur me 13 cm. Këtu vazhojnë reshjet. Prurjet e lumit të Kirit dhe Gjadrit janë të larta. Vetëm Kiri ka prurje 500 m3 në sekondë. Edhe ujërat që vijnë nga Mali i Zi e kanë bërë shumë të lartë nivelin në liqenin të Shkodrës dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që sipërfaqet e përmbytura të rriten. Unë shfrytëzoj rastin, duke u përsëritur edhe pas dhjetë ditësh banorëve të Dajçit, banorëve të Anës së Malit, Obotit, Bushatit. Velipojës, fshatrave të përmbytura por edhe lagjeve në hyrje të qytetit që ata të largohen. Një situatë e tillë nuk i dihet se sa do të zgjasë. Detyra jonë është për t’i larguar këta banorë dhe kërkohet bashkëpunimi i tyre. Pa bashkëpunimin e tyre vështirësohet situata. Siç e keni ndjekur prej ditësh të tëra, komiteti ndërministror, pothuaj të gjithë ministrat janë të instaluar këtu në Shkodër. Ata vazhdojnë të ndjekin situatën minutë pas minute. Janë angazhuar prej ditësh në çdo fshat, në çdo zonë të përmbytur por edhe në pjesë të tjera duke iu përgjigjur çdo kërkese të banorëve. Numri i të evakuuarve është rritur por ne do të dëshironim që në këto zona të përmbytura dhe të mos kishte asnjë banor të rrezikuar dhe në mënyrë të veçantë fëmijët e të sëmurët. Ftesa është për të gjithë banorët, e përsëris bashkëpunimi i tyre me pushtetin vendor, me komitetin ndërministror, me ushtrinë, me policinë është kusht i domosdoshëm që asnjërit të mos i ndodhë asgjë”, deklaroi kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila vazhdon të ndjekë orë pas ore situatën në terren.E pyetur lidhur me zërat që thonë se ndihmat nuk po shkojnë atje ku duhet, kryetarja e Kuvendit tha se “unë çdo minutë, veç të tjerash flas edhe me kryetarët e komunave, të cilët me stafin e tyre të shoqëruar nga forca të ushtrisë dhe policisë ndjekinnga afër situatën”. “Deri tani kanë shkuar 40 ton ushqime, ujë, si dhe ushqim edhe për gjënë e gjallë. Angazhimi shkon përtej asaj që mund të imagjinohet. Kemi si asnjëherë më parë një menaxhim me sens të madh përgjegjësie dhe qëndrim më afër njerëzve, në këto kushte që vijnë si shkak i ndryshimeve të klimës, dukuri që po e shohim në Greqi, Poloni, Gjermani, Britani ku ju e keni parë si është izoluar edhe aeroporti, hekurudhat etj. Këtu, për fatin tonë të mirë nuk kemi humbje në jetë dhe i gjithë vullneti dhe përqendrimiynë është të mos lejojmë asnjë humbje jete. S’ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut. Gjithçka që varet nga strukturat shtetërore është në menaxhim e sipër me përgjegjësinë më të madhe”, tha më tej, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. ...