Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës

Sulmi ndaj ekipeve që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, refuzimi për të bërë transparencë për paratë që po mbledh në mënyrë private nga socialistët e thjeshtë dhe përpjekjet për të bërë politikë me emergjencën, biografia e një nekropolitiku, të cilit Tirana s’ia harron papërgjegjshmërinë me përmbytjen e vullnetshme të 2002-itDje e ka çjerrë maskën lakuriqi që është ende në krye të Partisë Socialiste. I paduruar se si s’po shfaqet asnjë improvizim në operacionin e madh shpëtues për zonat e Nënshkodrës si dhe për menaxhimin e digave në kaskadën e Drinit, Edvini ka dalë dje duke mallkuar qeverinë që s’po e lejon katastrofën të ndodhë, duke mallkuar shkodranët që s’e shpallën atë si Mesinë e rastit, duke sulmuar mediat që po pasqyronin ngjarjen me realizëm dhe s’po i jepnin hapësirën e duhur krrokamës së tij, por edhe duke sjellë demaskimin e të gjithë linjës politike që ai po ndjek qysh kur është vënë në krye të opozitës shqiptare. Dje ka qenë radha e shpalosjes së të gjithë urrejtjes patologjike që Edvin Rama dhe ortodoksia komuniste e pasardhësve të Enverit kanë ndaj veriut të vendit, ndaj metropolit të asaj zone si dhe ndaj vullnetit të shprehur me dhjetëra herë për të mos votëbesuar pasardhës e pinjollë të enverizmit për në krye të punëve. Edhe këtë herë, banorët e Trushit ia thanë hapur Edvinit se s’mund ta prisnin në shtëpitë e tyre pas lakuriqësive që kishte shpallur si filozofi politike, apo për përvojat e frikshme që ai ka me shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit apo të taksapaguesve tiranas. Tentativa për të çelur llogari private, gjoja në emër të opozitës shqiptare e që do të përdoren për t’u asistuar të shpërngulurve në zonën e Nënshkodrës ishte sinjali i radhës se opozita po sillet krejt si hienat që janë në kërkim të një vakti ushqimi. Asnjë mundësi mbikëqyrjeje nuk ka për nismën e Edi Ramës për të mbledhur para në emër të situatës emergjente, por që s’dihet a do të përfundojnë ndonjëherë në destinacion. Thirrja për ndihma e Edvinit nuk u shoqërua nga asnjëfarë bashkëpunimi që PS dhe opozita do të duhej të vendosnin me komitetit ndërministror të emergjencës. Jo! Edvin Kristaq Rama ka ndërmend që gjithçka ta menazhojë vetë. Socialistët do të mund të derdhin në këto numra llogarie solidaritetin e tyre të pamohueshëm e të njëmendtë me banorët e shpërngulur, por i takon Edvinit se sa prej tyre do të çojë në destinacion.Analiza mund të ngjajë meskine, por ky këndvështrim nuk mundet të neglizhohet kur verifikohet sot e gjithë ditën se Edi Rama shfaq në ekran të gjithë urrejtjen e tij ndaj popullsisë së Shkodrës dhe të veriut të vendit në përgjithësi, nuk mund të neglizhohet pas fjalëve të ndyra që ai përdori me banorët e Trushit vetëm dy ditë më parë, nuk mund të neglizhohet pas agresionit të paprecedentë që ai tentoi të ushtronte dje ndaj të gjitha mediave që refuzojnë t’i bashkohen aksionit të tij ogurzi për përhapjen e panikut. Skepticizmi nuk mund të shmanget kur mendojmë se Edi Rama është një njeri me përvojë në përmbytje dhe që ua ka marrë dorën shmangieve nga përgjegjësitë, asistimi i të dëmtuarve apo edhe dëmshpërblimi i tyre për dëmin e shkaktuar nga shteti. Hapja e digave të Liqenit Artificial të Tiranës është ende e freskët në kujtesën e shqiptarëve, për paciptësinë e sjelljes së kryebashkiakut, i cili nuk dha as edhe një mesazh solidariteti me të dëmtuarit, apo më vonë, kur ai rregullisht refuzoi që të dëmshpërblente banorët e disa prej lagjeve më të populluara të kryeqytetit për dëmin e shkaktuar - siç u verifikua më vonë - krejt në mënyrë voluntariste.Ky njeri me përvojë në shkaktimin e fatkeqësive dhe në arratisjen nga vendi i ngjarjes nuk mund ta besojnë më shqiptarët në politikën e tij të fundit për të përfituar nga fatkeqësitë. Solidariteti i shqiptarëve s’mund të derdhet në xhepat e Edi Ramës, i cili ka treguar më se njëherë se njeh veç politikën e hienës e të përfitimit në momente morti. Dje Edvini u shfaq para mediave në mënyrë demaskuese, duke derdhur gjithë urrejtjen e tij për popullin e Shkodrës, por edhe për shpëtimtarët e vërtetë të situatës. Sulmet ndaj ekipeve të shpëtimit që merren me evakuimin dhe me sistemimin e banorëve në qendrat rezidenciale ishin të ngjashme me besëprerjet që shfaqen veç në skenarë filmash, kur tradhtohet një aksion i dobishëm i autoriteteve shtetërore. Lakuriqi i PS-së, me thirrjet e herëpashershme për ndërprerjen e operacioneve të shpëtimit, për nisjen e hetimeve dhe për rrëzimin me forcë të mazhorancës dje ishte krejt i sinqertë. Prandaj edhe krrokamat e tij s’dëgjohen më e rrjedhimisht edhe nuk shkaktojnë dëme serioze. ...