E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja, deputetet e PD 50 mije leke nga rroga

Cdo deputet i Partise Demokratike, do te jape 50 mije leke nga paga e vet mujore, ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet. Vendimi u morr diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Me unanimitet, deputetet demokrate vendosen te japin nje kuote te tille, si ndihme per te prekurit nga permbytja e ketyre diteve ne Qarkun e Shkodres. Pervec ketij kontributi qe grupi demokrat do te jape per zonat e prekura, gjate diskutimeve te djeshme, u arrit po ashtu ne vendimin se pavaresisht se situata ne keto zona eshte permiresuar eshte e domosdoshme qe te mos shkeputet asnjehere vemendja per te ndihmuar me te gjitha mjetet dhe mundesite, banoret ne nevoje. "Grupi parlamentar i Partise Demokratike shprehu mbeshtetje te plote dhe vleresoi punen e jashtezakonshme te qeverise dhe te agjencive te tjera shteterore te angazhuara ne terren per perballimin dhe kapercimin e situates se krijuar ne qarkun e Shkodres, pas fatkeqesise se rende natyrore. Ne mbledhje u ra dakord se angazhimi dhe perkushtimi i cdo strukture shteterore dhe i cdo deputeti do te vijoje deri ne kthimin e gjendjes ne normalitet te te gjithe zones se permbytur dhe ne kompensimin e plote te cdo qytetari te demtuar nga kjo fatkeqesi", tha pas mbledhjes, kryetari i grupit, Astrit Patozi. Keshtu deputetet demokrate, do te jene te angazhuar qe te vijojne monitorimin e situates ne zonat e prekura nga permbytjet, ne menyre qe te mund te japin ndihmen e tyre. Mbledhja e grupit demokrat, ishte e para e zhvilluar per kete vit dhe kryesisht diskutimet u perqendruan ne situaten aktuale ne zonat e permbytura, detyrat e deputeteve, si dhe ecurine e kalimit te situates emergjente.
SEANCA E JASHTEZAKONSHME
AKUZAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›