E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, kaperceu cdo kufi me mashtrimet

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i tha dje nga foltorja e Kuvendit, kreut te opozites Edi Rama, se i ka kapercyer te gjithe kufijte me mashtrimet dhe akuzat qe ngre per situaten e permbytjeve ne Shkoder. Teper kritike, Topalli i tha dje Rames, se eshte jashte njerezores, racionales dhe moralit, kur thote se permbytjet dhe 2.6 miliarde m3 erdhen nga robi dhe jo nga Zoti. "Nuk dua ta them, por e kam menduar vazhdimisht se t'i shpresoje ate qe kerrkush nuk e donte. Ju ftoj ju, zoterinj deputete, por edhe ju qytetare, te mos e kujtojme me, ta fshijme nga kujtesa urdhrin e tij per keshilltaret socialiste, ne Keshillin Bashkiak te Tiranes qe votuan kunder nje fondi per Shkodren",-tha Topalli. Sipas saj, dy dite me pare Rama ne Asamblene e partise se tij, me nje montazh filmik sipas kryetares, i tregoi shqiptareve harten e zonave te permbytura nga uji. "Ngjyra e ujit nuk ishte blu, por ngjyre e kuqe, gjaku. Vetem nje mendje e semure mund te pikturonte ashtu zonen e Shkodres", reagoi kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit, ata qe telefonuan ato dite per te hapur panik, gabuan dhe gabuan rende kur menduan se Shkodranet bien pre e frikes e tmerrit. "Qellimi ishte i mbrapshte, por edhe qyteti ia ktheu mbrapsht. Ata ishin kunder frymes dhe shpirtit shqiptar", vijoi ajo. Kryetarja e Kuvendit shtoi, se sot dy jave pas shpalljes se gjendjes se emergjences, suksesi eshte shpetimi i jeteve. Sipas saj, ishte hera e pare qe Shkodra u paralajmerua tre dite me pare per permbytjet dhe tashme detyra e madhe, qellimi i madh, eshte qe Shkodra te rikthehet sa me shpejt ne jeten normale.

Reagimi
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, akuzoi dje opoziten se po ben nje propagande te turpshme, te pacipe per permbytjet ne Shkoder. Si dhe kritikoi ashper Ilir Beqjan, qe tha se do te ulet ne seance per nje seance te jashtezakonshme dhe nuk e beri, por i ktheu kurrizin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›