Rama: Kete seance nuk e kerkuam ne, hetim katastrofave
I menjehershem ishte reagimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ndaj deklaratave te mazhorances ne Kuvend, duke vleresuar si "nje tjeter perpjekje per te budallallepsur opinionin publik me genjeshtra, me sajesa me perralla lidhur me nje fatkeqesi, e cila eshte e treta ne radhen e fatkeqesive te medha dramatike te ketyre 20 muajve te fundit". Permes nje komunikimi per mediat, kryesocialisti deklaroi mbremjen e djeshme se fatkeqesia e mbytjes se Shkodres, nuk ndodhi nga dora e Zotit, por nga dora e robit. "Ne vend te fakteve, vetem genjeshtra, ne vend te provave, vetem fletelavderime per nje gjoja operacion te suksesshem shpetimi. Ne vend te argumenteve, vetem sajesa dhe me keq akoma, sulme ndaj opozites. Duke filluar nga genjeshtra se opozita e kishte kerkuar ate mbledhje te seances se sotme", vleresoi Rama. Sipas tij, kete seance e dikton Kushtetuta e Shqiperise, jane te detyruar ta mbledhin te henen e trete te janarit. Nga ana tjeter, ai tha se kane bere shume te qarte, "se nuk kane kerkuar asnje mbledhje te Kuvendit, nderkohe qe ri kerkojne me force denimin e atyre qe e shkaktuan kete fatkeqesi". "Nese abuzimi me fatkeqesine qe i shkaktuan Shkodres, per te sulmuar opoziten eshte turpi i radhes per Saliun dhe Jozefinen, mosndeshkimi i ketij "Gerdeci uji", do te ishte turpi i radhes per drejtesine, qe i ka lene shqiptaret ne meshiren e pushtetit te tyre", u shpreh kryesocialisti, duke kerkuar ne kete menyre, drejtesi per zbardhjen e situates. Duke komentuar zhvillimin e seances plenare, kryetari i partise me te madhe ne opozite vleresoi se, nuk u degjua asnje fakt pervec genjeshtrave dhe asnje argument pervec parades se suksesit qeveritar. "Eshte i treti dem kolosal, qe i shkaktohet ketij vendi brenda 20 muajsh dhe eshte e treta here qe i gjithe populli duhet te paguaje per kete dem. Nderkohe qe per te treten here drejtesia shqiptare eshte e sfiduar nga nje pushtet i korrupsionit dhe i paaftesise, qe rrezikon per gjithe Shqiperine, te dale perseri i pa lagur", vleresoi lideri i Partise Socialiste permbytjet ne veri te vendit. Rama akuzoi se, "Sali Berisha shkaterron dhe populli paguan, por deri kur, deri kur mund te pranohet kjo logjike e zhvillimit te ngjarjeve ne kete vend, te kapur prej fyti nga duart e nje pushteti te korruptuar dhe te paafte?" "Une jam ketu sot, per te perseritur se kerkojme drejtesi per ate qe ndodhi ne Shkoder dhe per ate qe per shkak te kesaj fatkeqesie te radhes po i ndodh perseri shqiptareve, qe si nje popull i tere duhet te paguajne per keqqeverisjen", drejtoi thirrjen kryesocialisti. Ai apeloi ndaj ndergjegjes kombetare dhe qytetare te te gjithe shqiptareve e shqiptareve, qe "pavaresisht bindjeve dhe perkatesive te tyre te shohin dhe degjojne, duke u munduar te kuptojne te verteten dhe te luftojne per te verteten, per te mos lejuar qe ky regjim i genjeshtres te mbyse neser, nje Zot e di se me cfare menyre, tere Shqiperine".
Rama: "Shkodra u mbyt nga ky pushtet abuzues"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se "ajo qe ndodhi me Shkodren, per shkak te dores se paafte dhe per shkak te ketij pushteti te korruptuar, eshte nje arsye me shume qe opozita te therrase gjithe popullin ne proteste". Ai tha se kjo eshte nje arsye "per te dale nga ky rreth vicioz krizash qe kane hyre dhe po brejne perdite e me shume shoqerine shqiptare, duke vrare perdite e me shume endrra dhe shpresa ne kete vend". Nga selia roze mesohet se me rifillimin e protestave, nje nga arsyet qe do t'i shtohet objektit te tyre do te jete edhe pakenaqesia ndaj situates se ndodhur ne veri te vendit. Axhenda e protestave do te vendoset ne nje moment te dyte nga socialistet, kur situata te jete qetesuar plotesisht.