Përmbytja në Shkodër, mbyllen shkolla në 7 komuna
Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës vendoi sot mbylljen e shkollave në shtatë komuna si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Bëhet fjalë për komunat Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Lagjet Bahçallek, Ajasëm, Livadhe. Sipas ministrisë së Brendshme dhe Komisionit të Emergjencave marrja e masave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit për mbylljen e shkollave në këto komuna duhet të bëhet për 24 orët në vijim.
Gjithashtu Komisioni i Emergjencave kërkoi vënien
Gjithashtu Komisioni i Emergjencave kërkoi vënien
në dispozicion të KECQ të njërit nga konviktet e shkollave të mesme profesionale për akomodimin e komunitetit që mund të evakuohet. Drejtuesit Komisionit në qarkuan e Shkodrës kanë kërkuar dhe marrja e masave nga kryetarët e komunave për lajmërimin e komunitetit në rast evakuimi duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.