E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Afganistan, 26 viktima

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë figurojnë të zhdukur nga përmbytjet që kanë përfshirë një festë dasme në veri të Afganistanit.

Sipas burimeve zyrtare shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po kërkojnë të zhdukurit.

Ekspertët e motit paralajmërojnë përmbytje të mëdha gjatë vitit, pas dimrit më të ashpër në 15 vjet, i cili është shënuar me reshje të dendura të borës.

Në muajin mars, OKB-ja ka bërë të ditur për 145 të zhdukur, pas goditjes së një orteku në provincën Badakhshan të Afganistan
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›