Një ditë pas zgjedhjeve, grekët ende konfuzë

Grekët ndihen konfuzë ndërkohë që konservatorët nisin punën për të kërkuar partneritet pas zgjedhjeve. Mëngjesi i së hënës i ka gjetur një pjesë të qytetarëve grekë të surprizuar pas rezultatave të zgjedhjeve të një dite më parë, dhe pasi prej rreth katër dekadash, në qeverisjë kanë qenë dy partitë kryesore. “ Unë vërtetë jam e habitur nga rezultatet, dhe shpresoj shumë që gjithçka të ndryshojë për grekët- thotë një 45- vjeçare e papunë, Lena Koutakou. Megjithatë ka edhe nga ata të cilët thonë se e kanë pritur këtë rezultat . " Ky rezultat ishte i pritshëm pas copëtimit të PASOK-ut, pas të gjitha gabimeve që u bënë. Është koha që të qevirisë dikush tjetër, edhe pse kjo nuk do të thotë që fitorja ishte e arrirë. Edhe Demokracia e Re nuk mori rezultatet që kërkoi, por edhe ko pritej – thotë një tjetër qytetar grek. Ndërkaq analistët komentojnë edhe vleren e euros në kohën e zgjedhjeve, duke thënë se këto zgjedhje e rrëzuan monedhën europiane . Ekspertët thonë se Euro ka rënë në nivelin më të ulët në tre muajt e fundit, ndërsa tregjet evropiane, po ashtu kanë shënuar rënie, pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ku dy partitë në pushtet humbën shumicën në parlament. Analistët thonë se rezultati ka ngritur shqetësimet në lidhje me të ardhmen e paketës ndërkombëtare të shpëtimit të Greqisë dhe zbatueshmërinë e masave shtrënguese të qeverisë. Aksionet greke kanë rënë 7.7 për qind pas shpalljes së rezultatve, ndërsa euro ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar. Dy partitë qeveritare që mbështesin masat shtrënguese të kursimit në Greqi kanë humbur shumicën në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan ditën e djeshme. Të dyja partitë kanë marrë 32 për qind të votave, apoo 150 vende në Parlament nga 300 që janë gjithsej. Ndërkaq mbetet hapur edhe mundësia e formimit të qeverisë së koalicionit, po aq sa edhe ajo e përsëritjes së zgjedhjeve. Në vijim, lideri i partisë Nea Demokratia ose Demokracia e re Antonis Samaras i cili arriti të marrë 19.2% gjatë zgjedhjeve të djeshme, do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës Karolos Papulias, për të marrë nga ai detyrën për të formuar qeverinë e re. Nëse Samaras nuk arrin të formojë qeverinë pas negociatave me liderët e partive të tjera të dala nga zgjedhjet, atëherë Greqia do të futet sërish në votime gjatë muajit qershor.