BE uron Serbinë, falënderon OSBE-në për zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Evropian ka uruar Serbinë për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale.
Njëri nga zëdhënësit e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, ka falënderuar edhe OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Nga rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale serbe, Boris Tadiç, nga Partia Demokratike, është në përparësi të ngushtë ndaj rivalit nacionalist, Tomisllav Nikolliç.
Dy liderët e partive më të mëdha Tadiç dhe Nikolliç do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 20 maj.
Serbia, të dielën, ka votuar për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.