E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Asnjë pazar territorial

Asnjë këmbim territoresh apo autonomi speciale për pjesën veriore të Kosovës. Ky ka qenë qëndrimi i ripërsitur i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Time, duke theksuar se "kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar".

"E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë kreu i ekzekutivit, duke tërhequr vërejtjen se ndryshimi i kufijve do të kishte efekte zinxhirore.

"Nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete. Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda", tha mes të tjerave kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›