Përmbytje në Durrës, shtëpi e biznese nën ujë
Reshjet e shiut te ditëve të fundit në Durrës kanë shkaktuar probleme serioze në disa zona të qytetit bregdetar. Probleme ka pasur veçanërisht në periferi te qytetit sidomos në Kodrën Vilë dhe në plazhin e Durrësit.
Rajone të tëra në plazhin më të madh të vendit janë përmbytur për shkak të reshjeve intensive që kanë shkatuar probleme jo vetëm në banesat aty pranë, por edhe tek biznestet e vogla. Uji ka arritur të hyjë në brendësi të banesave duke i nxjerrë ato jashtë fuksionit.
Mospastrimi i kanalit kryesorë të zonës së plazhit dhe bllokimi i tij po shkakton probleme serioze për të gjithë zonën duke paralajmëruar në rast shirash të jashtëzakonshëm përmbytje masive.