E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, arrestohet 48-vjeçari, iu gjetën armë

Një 48-vjeçar nga qyteti i Delvinës ka përfunduar në prangat e policisë pasi iu gjet një mitraloz me një numër të madh fishekësh.

Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i Shkëlqim Selimajt erdhi pas informacioneve të mbledhura nga ana e policisë se ai mbante pa leje armë zjarri.

Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në një tunel që përdorej nga i ndaluari, në afërsi të banesës së tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri luftarake tip mitraloz i lehtë me një shirit prej 120 fishekësh të vendosur në gushë si dhe një sasi prej 400 fishekësh model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›