Përmbytje në Krujë, 300 hektarë tokë nën ujë
KRUJE- Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në Krujë. Janë siperfaqe të mëdha tokash të përmbytura që prej ditësh ndodhen nën ujë. Situata më e rënduar është në fshatrat Borizanë, Thumanë, Miliskajë dhe Dukagjin.
Banorët thonë se gjithcka ka ndodhur pasi kanalet kulluese janë bllokuar dhe në to nuk ka ndërhyrë askush prej më shumë se 20 vjetësh.
Tokat e mbjella tashmë janë dëmtuar nga shirat dhe kjo ka dëmtuar ekonomitë modeste të fermerëve të zonës. Në të gjithë zonën, sipërfaqja e tokës së përmbytur llogaritet në rreth 300 hektarë.
(e.n/BalkanWeb)