“Standard and Poor’s” vlerësim pozitiv për riskun e investimeve
TIRANë- Shqipëria merr vlerësimin e dytë të riskut të investimit, nga kompania “Standard and Poor’s”, e cila është një nga tre kompanitë kryesore ndërkombëtare të vlerësimit të riskut. Ky vlerësim është për qëndrueshmërinë financiare dhe makro-ekonomike të vendit.
Vlerësimi i paraprin daljes së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të kapitalit në dy javët e ardhshme, me eurobondin e saj të parë. Një vlerësim pozitiv dhe stabël i riskut të vendit, është shumë i mirëpritur nga tregjet dhe pritet të gjenerojë një kërkesë të lartë për blerjen e instrumentit të eurobondit. Në vlerësimin e saj për riskun e vendit, kompania citon si argumente kryesore rritjen solide të ekonomisë, potencialin e saj afatmesëm dhe afatgjatë, prospektet për integrimin europian dhe kuadrin ligjor që mbron investitorët dhe garanton me prioritet pagesat e huave. Gjithashtu theksohet se ekonomia shqiptare ishte nga të vetmet ekonomi europiane që nuk pësoi rënie ekonomike dhe recesion.
(m.a/News24/BalkanWeb)