E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i tokës shtetërore, miratohet drafti

TIRANE- Të gjithë ata persona që kanë ndërtuar mbi tokë shtetërore dhe kanë marrë pronësinë e ndërtesës por jo të tokës, mund ta privatizojnë këtë të fundit me kushte lehtësuese ose në të kundërt do të paguajnë një taksë prej 10% të vlerës së tokës në vit.

është ky thelbi i projektligjit të miratuar nga Ministria e Financave që është miratuar në Komisionin Parlamentar i Ekonomisë.

Sipas draftit , personat që aplikojnë për privatizim brenda 6 muajsh mund të paguajnë deri në 20% të vlerës me bono thesari. Vlera e tokës do të përcaktohet mbi cmimet e referencës të vendosura nga qeveria.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›