E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje në Lezhë, Kryeministri viziton zonat e prekura

LEZHE- Kryeministri Berisha është nisur sot, drejt zonave të përmbytura në fshatrat e Qarkut të Lezhës, për të ndjekur nga afër situatën. Sipas zëdhënëses së Kryeministrit, Juela Meçani, sapo ka marrë vesh lajmin, Kreu i Qeverisë ka ndërprerë pushimet e festave dhe është nisur drejt zonave të prekura nga përmbytja. Dalja e detit Adriatik nga shtrati si pasojë e baticës ka shkaktuar orët e fundit probleme në disa shtëpi përdhese në zonat përreth kënetës. Në disa shtëpi, uji ka depërtuar në katet përdhese të tyre. Megjithatë, nuk raportohen probleme në njerëz. Mësohet se nga ana e Prefekturës së Lezhës janë marrë masat e duhura për normalizimin e situatës së krijuar nga batica e detit. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›