E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Koplik- Bajze, një i vdekur

MALëSI E MADHE- Një aksident me vdekje është shënuar dje pasdite në aksin rrugor Koplik- Bajze të Malsisë së Madhe. Aksidenti ndodhi pranë një pike karburanti, ku mjeti tip benz me targe MA 1362 B me drejtues shtetasin Petrit Zeka 33 vjec është përplasur me një motocikletë tip Shanton, me targe MA 069A me drejtues Zef Percetaj 50 vjec. Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë 50 vjecari dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës në gjendje kritike për jetën, por nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda. Ndërkaq vetëm pak orë pas aksidentit, policia ka kryer arrestimin e autorit të aksidentit, shtetasin Petrit Zeka, banues në fshatin Kalldrun të Malësisë së Madhe. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›