E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në disa zona në Lezhë dhe Shkodër

Lezha është përmbytur ditën e sotme pasi deti ka krijuar të çara në Kune Vain. Sipas informacioneve dhjetra banesa gjenden nën ujë në fshatin Ishull Shëngjin ndërkohë që forca të shumta të ushtrisë dhe emergjencave civile ndodhen në zonat e përmbytura.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur përmbytje dhe në qarkun e Shkodrës. Reshjet e rëna kanë shkaktuar përmbytje në komunat Anë e Malit dhe Bërdicë si dhe në fshatin Oboc. Nuk raportohet për banesa të përmbytura por disa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Për situatën e krijuar në qarkun e Shkodrës është mbledhur edhe shtabi i emergjencave civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›