Kosovë, autostrada drejt Shqipërisë prioritet i 2010
"Janë kaluar procedurat e domosdoshme për t'u arritur te momenti final, në 15-ditshin e parë të janarit do të përzgjidhet kompania fituese, e cila do të fillojë ndërtimin e autostradës Prishtinë-Vërmicë, realizimin e ëndrrës së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës", ka bërë të ditur ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në takimin e fundvitit me mediat."Nga 15 janari e tutje, varësisht nga koha, do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës, realizimi i këtij projekti madhor për vendin tonë", ka theksuar ai.Autostrada drejt Durrësit, në pjesën kosovare më se 117 km fillon të ndërtohet nga kufiri me Shqipërinë, në Vërmicë-Morinë, deri në Prishtinë dhe përfundon në Merdare - në kufirin me Serbinë - përfshirë dy pikat kufitare.Do të ketë katër tunele, gjatësia totale e të cilave është përafërsisht 5 kilometra, si dhe 105 ura, mbikalime dhe nënkalime.