Përmbytje në Pejë, erë e fortë në Podujevë

(E plotësuar)
Rreth 20 fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës së madhe që ka përfshire mbrëmë këtë rajon. Ekipet e Korporatës Eletro-energjetike të Kosovës kanë dal në terren për sanimin e prishjeve në rrjetin elektrik, i cili pritet të ndodhë gjatë ditës, transmeton RTK.
Era e madhe ka rrëzuar dhjetëra çati në fshatrat e Podujevës, ndërsa një objekti banesor në qytet si pasojë e erës së fort i’u është rrëzuar çatia, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa që për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Ekipet e Korporatës Eletro-energjetike të Kosovës kanë dal në terren për sanimin e prishjeve në rrjetin elektrik, i cili pritet të ndodhë gjatë ditës./Indeksonline/
.........................................................
Qyteti i Pejës është mbuluar nga uji. Të reshurat e mëdha të shiut gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime në shume rrugë të qytetit të Pejës.
Rritja e ujit në Prroin e Qokallicës ka bartur me vete mbeturinat të cilat kanë shkaktuar daljen e ujit nga shtrati duke shkaktuar vërshimin e rrugëve, shtëpive dhe lokaleve që nga lagja Asllan Qesma e deri në qendrën e qytetit të Pejës.
Niveli i ujit arrin deri në 45cm dhe për pasojë disa rrugë kyçe të qytetit janë të pa kalueshme për automjete të vogla.
Drejtori i shërbimeve emergjente në Komunën e Pejës, Avdyl Lajqi ka thënë për Radio Pejën se drejtoria e tij po bënë gjitha përpjekjet për pastrimin dhe sanimin e gjendjes.
“Deri tani nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, ka thënë Lajqi./Indeksonline/