Përmbytje në Shkodër, 200 familje pa drita

Foto ilustruese
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytjen e nënstacionit elektrik Shkodra 2 i cili ndodhet në lagjen Draçin të qytetit të Shkodrës. Si pasojë 200 familje të lagjeve Perash e Xhabije kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa është bërë dhe stakimi i nënstacionit dhe furnizimi me energji elektrike nga një linjë tjetër.
Në përmbytjen e nënstacionit elektrik të Draçinit kanë ndikuar dhe punimet që po bëhen në unazën lindore të qytetit pasi kanalizimet nëntokësore janë bërë më lart se kolektori i shkarkimit të ujërave të bardha .Kështu që rrugët për shkarkimin e ujërave të shiut mungojnë dhe kjo sjell përmbytjen e nënstacionit elektrik.
Për të evituar dëmet në njerëz që sjell kontakti u ujit të pranishëm në të gjithë ambientet e nënstacionit me energjinë elektrike, është bërë stakimi i tij deri në largimin e ujit. Punonjësit janë angazhuar në hapjen e kanaleve që të mund të bëjnë kullimin e ujit por sipas tyre problemi qëndron tek kanalizimet e unazës që janë më lart se kolektori dhe që do e zhysin atë në ujë sa here që bie shumë shi ,prandaj duhet gjetur një zgjidhje sa janë pa përfunduar punimet. /A.Dushi/