E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrë e grua, rrahin me lopatë 66-vjeçaren

Foto ilustruese

Dy bashkëshortë kanë goditur me mjete të forta një grua pas një sherri me motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Pishkash të komunës Qukës kur Feride Skura, 66 vjeç ka rënë pre e dhunës.

Ka qenë ndërhyrja e Policisë së Librazhdit që ndaluar dy bashkëshortët Skura të cilët do të përgjigjen për plagosje të lehtë me dashje. Sipas mjekut Ligjor, Liman Mënalla, 66- vjecarja ka dëmtime të mëdha dhe serioze në trup.

Sipas raportit mjekoligjor ka dëmtime në shpatull,  në këmbën e djathë dhe në krahë. E dëmtuara kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore dhe policisë sepse ndjehen të kërcënuar për jetën. Ajo deklaron se është goditur me lopatë në pjesë të ndryshme të trupit.  Ngjarja po  hetohet nga policia. /B.N/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›