E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje shkatërrimtare në Indi, rreth 1 milionë të pastrehë

Indi- Gati një milionë njerëz kanë qënë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga përmbytjet në Indi teksa shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur shtetin veri-lindor të Assam.

Siç raportojnë agjencitë e lajmeve të paktën 27 persona kanë humbur jetën në aksidente që lidhen me përmbytjet, pesë prej tyre në një barkë që u fundos në një lum të fryrë.

Zyrtarët lokalë raportojnë se 21 nga 27 rrethet janë përmbytur nga ujërat që po vërshojnë furishëm. Shirat muson kanë goditur zonën e Assam gjatë dy javëve të fundit.

Ministri i Bujqësisë në Assam Nilamoni Sen Deka tha për AFP se rreth 900 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve dhe shumica kanë marrë strehim në qiell të hapur dhe tenda. Zoti Deka u tha gazetarëve se kjo ishte përmbytja më e keqë që ndodh në vend që nga viti 1998.

Ministri i Shëndetësisë në Assam Himanta Biswa Saram tha se të gjithë lumenjtë kryesorë ishin trazuar dhe kishin dalë nga shtëpitë e tyre. Në Bangladeshin fqinj shirat dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë më shumë se mbi 100 njerëz.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›