Presidenti, Majko: Rama dështoi me planin, Berisha me zgjedhjen
Tiranë- Deputeti socalist Pandeli Majko, ka deklaruar se plani i Edi Ramës mbi presidentin ishte një plan i dështuar, dhe ai nuk e ka pritur mirë takimin e këtij të fundit me kreun e LSI- së, Ilir Meta.
Gjatë një interviste të dhënë mbrëmë në emisionin Top Story në Top Channel, ai ka folur mbi situatën e PS- së pas zgjedhjes së presidentit, debatet për FRESH- in, marrëdhëniet me Ramën apo dhe ndërhyrjet e ish- kryeministrit Nano.
Majko është shprehur se është mërzitur për takimin Meta- Rama, pasi ishte diçka e papritur dhe ai e ka marrë vesh vetëm në minutat e fundit.
E mendoja që do të ishte një takim, por nuk mendoja se do të shkonte në shtëpinë e Metës. E mora vesh brenda një periudhe shumë të shkurtër takimin. U mërzita prej interlokutorëve, brenda disa orëve. Në fillim u mërzita dhe nuk e kuptova takimin. U mërzita edhe prej interlokutorëve, ata më mërzitën më tepër,- deklaroi Majko.
Më tej ish- kryeministri e ka cilësuar atë takim si një risk tepër të madh të Edi Ramës, takim që sipas tij dështoi. Ai ka thënë se plani i kreut të PS- së ishte t’i bënte bresion qeverisë, por arriti vetëm ndërrimin e saj.
A iku Rama për të ulur kokën përballë Ilir Metës? A iku për ti kërkuar falje për diçka? A iku për të harruar 4 të vrarët e 21 Janarit? Mendoj se arsyeja bazë është që Rama donte të sfidonte një skemë për zgjedhjen e presidentit. Donte të realizonte një presion brenda mazhorancës dhe mori një risk duke e kryer atë veprim. Por në fund plani ishte ndryshimi qeverisë. Mendoj se plani dështoi- vijoi ai.
Pyetjes së gazetarit Sokol Balla nëse zgjedhja e një presidenti politik për mazhorancën ishte një krizë apo lojë e mazhorancës, ai u shpreh se ishe një krizë dhe një dështi i qeverisë.
Unë mendoj se menaxhimi i çështjes presidenciale nga ana e mazhorancë është një periudhë e gjatë krize me oshilacione dhe kundërthëinie. Dhe kam frikë se kundërthëniet e kundërshtarit të fortë e lënë pak në hije, qoftë me zotin Berisha, qoftë me mazhorancën. Duhet thënë se mazhoranca hyri e dyzuar me thënie e kundërthënie. Kishim një Berishë që thoshte se dua të zgjedh një përfaqësues të lartë të PD- së dhe kishim një LSI që thoshte jo, duam konsensus të gjerë dhe jo figurë të PD- së. Më pas loja u ashpërsua dhe një pjesë ka të bëjë me dy kandidatët e parë, nuk lidhet me presionet, me mosdhënien e kompromisit nga ana e opozitës, por lidhet me zhvillimet brenda radhëve të mazhorancës. Unë mendoj se koha, detajet, kalimi i verës dhe temperaturat e larta do të japin vlerësimin që rënia e dy kandidaturave dhe dështimi i mazhorancës në ndërtimin e një periudhe solide për Presidentin e Republikës, ishin pjesë e krizës së brendshme të saj, jo i një naiviteti nga ana e opozitës- u shpreh Majko.
Në vijim ai i ka kundërshtuar përpjekjet e ish- kryeministrit Nano për rikthimin e tij në radhët e socialistëve. Sipas Majkos PS- ja nuk ka nevojë për rilindje por të jetë një opozitë e madhe që të përfshijë atë që duhet psikike opozitare në Shqipëri.
K.T/ IDEA/