E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Hyrja ne Kuvend, me kusht hapjen e kutive

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, deklaroi dje ne nje komunikim per mediat se "hyrja ne Kuvend e socialisteve i ngjan nje personi te zhytur ne uje qe del ne pak sekonda per te marre fryme dhe zhytet perseri ne uje". Gjate fjales se tij, aleati i Partise Socialiste thote se selia roze mund ta kushtezoje qendrimin ne Parlament, me transparencen e zgjedhjeve, duke nenkuptuar hapjen e kutive te votimit. Ndersa perfaqesuesi i Partise Ligj dhe Drejtesi, Prec Zogaj, deklaroi se opozita nuk duhet te qendroje ne Kuvend, nese Partia Demokratike nuk miraton kerkesen per hapjen e kutive te votimit. Ndersa sipas tij, "alternativa e marrjes se nje mendimi nga Komisioni i Venecias, per ligjshmerine e kerkeses se socialisteve shihet e papershtatshme". "Kjo do te conte ne nje zvarritje te hetimit te zgjedhjeve sipas kerkeses se opozites", deklaroi aleati i partise me te madhe opozitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›