Milo: Kuvendi, Rama s'diskutoi me ne
Denis Dedej
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi dje se opozita nuk ka diskutuar ceshtje te hyrjes ose jo, te PS ne Kuvendin e Shqiperise. Ne nje prononcim per mediat aleati i Partise Socialiste, tha se "ky ka qene nje vendim i PS dhe nuk ka qene vendim i tyre, as kur u percaktua bojkoti, as kur edhe u thye bojkoti". Sipas tij, tashme nuk jane anetare te Kuvendit te Shqiperise, prandaj nga kjo pikepamje nuk kishim si te ishim pjese e vendimmarrjes te nje partie tjeter politike, qofte kjo edhe PS. "Keshtu qe vendimi i PS ka te gjitha kostot qe permban nje vendim i asaj partie, per te mire apo te keq. Ne sigurisht qe kemi shprehur nje lloj solidariteti me PS, solidaritet qe na eshte kerkuar ta bejme dhe qe ne e kemi gjykuar te arsyeshme ta bejme jo per hater te PS", deklaroi Milo. Ai tha se "per sa i perket transparences se procesit zgjedhor, te cilin e kane kerkuar nder te paret, duhet bere, pasi nuk kane qene te demtuara kutite per te cilat ka pretenduar PS, por ne radhe te pare jane kutite ku jane votat e PDS dhe te mjaft partive te tjera, te cilat dolen shume te demtuara nga procesi zgjedhor". Keshtu qe, sqaron aleati i socialisteve, "PDS iu bashkengjit protestes se PS, te ndergjegjshem qe sebashku me pretendimet e PS do te zgjidheshin edhe pretendimet e tyre legjitime". "Nese PS konkludoi qe ajo i jep fund bojkotit me kushtet e parashtruara tashme nga lideret e saj, eshte nje vendimmarrje qe ne fund te fundit ka pergjegjesine dhe vulen e PS, kjo nuk ka te beje me qendrimet tona ndaj procesit elektoral te 28 qershorit", deklaroi Milo. Sipas tij, "eshte ne natyren e partive politike shqiptare te medha qe ne momentet qe ato kane nevoje sigurisht qe ofrojne bashkepunim dhe ne momentet qe ato e gjykojne se vendimet mund t'i marrin vete, ashtu sikurse dhe pergjegjesite, nuk pyesin per te tjeret". Ai tha se nese "Partia Socialiste realisht do te kembengule per transparencen e zgjedhjeve edhe ne Kuvend, kjo nuk e demton procesin dhe objektivin e opozites, sepse ne fund te fundit do te kerkohet edhe permes menyres dhe instrumenteve parlamentare ajo qe deri me sot eshte kerkuar ne menyra te tjera". "Por ne rast se gradualisht do te zbehet lufta per transparencen e procesit zgjedhor, permes menyrave dhe mjeteve nga me te ndryshme, perfshire ketu dhe metodat parlamentare, atehere do te kemi te bejme me nje te ashtuquajtur tradhti ne radhe te pare per interesat e elektoratit socialist dhe per kauzen socialiste dhe jo per kauzen tone, e cila vazhdon te mbetet e tille per sa kohe qe kerkojme transparence dhe veprojme brenda atyre mundesive dhe kushteve qe kemi per te vepruar", perfundoi fjalen e tij, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo.