E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet pa rroga, per shkak te mungeses se gjate ne Kuvend

Betimi i deputeteve socialist, vetem 7 muaj pasi rezultati zgjedhor eshte certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, hap nje debat te ri. Mos berja te vlefshem mandatin e deputetit i ka privuar te zgjedhurit socialistederi me tani dhe nga paga e deputetit, per aq kohe sa ata nuk shkelen ne institucionin e Kuvendit. Por duke iu referuar ligjit per statusin e deputetit, mesojme se socialistet, qe rrogen e deputetit e kane te vetmin burim jetese, do te perjetojne serish nje krize financiare, nese skenari i hartuar nga Rama per te hyre vetem per nje dite ne Kuvend dhe per te dale serish, do te behet realitet.

Sipas ketij ligji, te zgjedhurit e popullit paguhen ne baze te prezences se tyre ne seancat plenare dhe komisionet parlamentare, ku ata bejne pjese. Praktikisht, ligji parashikon qe Drejtoria e Burimeve Njerezore e Kuvendit, per cdo seance pergatit nje listprezence, per pranine ose jo, te deputeteve. Lista me pas i kalon Drejtorise se Financave te ketij institucioni, qe perllogarit shperblimin financiar ne baze te prezences. Thene thjesht: Shumes me te cilen paguhen deputetet, i zbritet vlera e diteve qe ata kane munguar ne sallen e Kuvendit, apo ne komisionet parlamentare.

Pra nese deputetet socialiste do te marrin pjese vetem ne seancen e se enjtes pasdite, per te bere te vlefshem mandatin dhe per te vijuar serish me bojkotin, ata do te paguhen vetem per nje dite pune. Gjate ketyre 6 muajve bojkot, ne seline roze eshte peshperitur shpesh varianti i futjes ne Kuvend, vetem per te bere te vlefshem mandatin dhe per te perfituar per 6 muaj me radhe me pas pagen, duke iu referuar rastit "Nano".

Por ligji per statusin e deputetit parashikon qarte se ish-kryeministrat, ish-ministrat dhe ish-kryeparlamentaret kane status te vecante dhe per kete arsye, ata e perfitojne pagen e deputetit edhe nese mungojne pa arsye per 6 muaj rresht ne Kuvend. Pra, lajmi i keq per te zgjedhurit qe nuk e gezojne kete status, eshte qe ata nuk mund te perfitojne privilegjin, qe ka pasur ish-kryeministri Nano, i cili paguhej edhe pse shkelte ne sallen e Kuvendit per rastet qe ai i gjykonte te vecanta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›