E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i peshkimit, ministria e Mjedisit akuza bashkisë së Durrësit

Ministria e Mjedisit akuzon bashkine e Durresit e po pengon per interesa te erreta ndertimin e portit te peshkimit. Per ndertimin e ketij porti ne vitin 2004, bashkia e Durresit aprovoi lejen e sheshit te ndertimit, por aktualisht ajo po pengon dhenien e lejes per zbatimin e ketij objekti.

”Nuk mundet kryebashkiaku i Durresit të mbajë pezull për 2 vjet rresht
bllokimin e KRT së këtij qyteti. Ai është i bindur që KRT e këtij qyteti
me mazhorancë është pro interesave të qytetarëve dhe me t’u mbledhur
KRT e qytetit leja e portit do marrë rrugë. E vetmja rrugë që i ka
mbetur atij është e drejta e bllokimit të KRT ” tha këshilltari i
ministrit të Mjedisit, Aleksander Garuli.

Ministria e Mjedisit sqaron se realizimi i ketij investimi prej 15
milione dollaresh po pengon jo vetem zhvillimet infrastruktuarore ne
Durres, por edhe punesimin e rreth 4000 punonjesve.

Guina Hoxha

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›